themel
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]themel m.
- Pjesa e murit nën dhe, zakonisht më e gjerë dhe me gurë; mbi të cilën ngrihen muret e një ndërtese, një urë etj.; vendi si hendek, që mbushet me gurë për të ndërtuar këtë pjesë muri. Themele të forta (të trasha, të thella, të reja). Themelet e shtëpisë (e kalasë, e urës). Themele nën ujë. Themele prej guri (prej betoni). Gur themeli. Hapën themelin. Vunë (hodhën) themelet.
- Pjesa e poshtme e një trupi, e një sendi etj., mbi të cilën mbështeten a vendosen pjesët e tjera të tij, baza mbi të cilën qëndron trupi, sendi etj.; pjesa e fundit e një pajisjeje, e një vegle etj.
- gjeom. shih BAZ/Ë,~ A 10. Themeli i një trekëndëshi. Themeli i prizmit.
- fig. Ajo që shërben si mbështetje për diçka; ajo që përbën bazën nga e cila zë fill a formohet diçka tjetër ose mbi të cilën ngrihet e zhvillohet diçka kryes. parimet kryesore të një shkence, parimet themelore, mbi të cilat ngrihet a mbështetet, një dituri; njohuri themelore në një fushë të dijes, bazat. Themele, të forta (të shëndosha). Themel i pa tundshëm. Themeli i ekonomisë. Themelet e gjuhës letrare kombëtare. Mbi themele prej balte mbi baza jo të forta, i përqendrueshëm. Me themel në mënyrë të thellë e të qëndrueshme, me baza të shëndosha; me rrënjë. Pa themel jo thellë, përciptas. Vuri (hodhi) themelet e diçkaje themeloi diçka. Është në themel të diçkaje.
- Deri në themel krejtësisht; me rrënjë; që nga themeli. Që nga themeli
- a) që nga e para, sërishmi, që nga filli i parë;
- b) krejtësisht; me rrënjë. Gur themeli diçka shumë e rëndësishme që shërben, si mbështetje; kryesorja. I shkanë themelet dikujt a diçkaje shih te SHKAS. U bë (ishte) shtëpi me themel ishte në gjendje të mirë ekonomike ishte i zënë ekonomikisht. I ka themelet (bazat) në rërë shih te RËR/Ë,~A. Themeli çati le të bëhet! le të përmbyset gjithçka le të shkatërrohet çdo gjë, le të përmbyset bota!
|
|
|