tetë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Tetë

Shqip[redaktoni]

Numër[redaktoni]

tetë num. them.

  1. Numri që vjen menjëherë pas shtatës dhe që shënon një sasi të barabartë me shtatë edhe një. Tetë veta. Tetë herë. Tetë orë (ditë, javë, muaj, vjet). Në orën tetë. Tetë edhe tetë. Tetë here tetë. Tetë të dhjetat. E ndarë në tetë pjesë. E pjesëtoj për tetë (me tetë).
  2. përd. num. rresht. I tetë. Në dhomën (në radhën) tetë.
  • Ia bëri tetë me dy dikujt thjeshtligj. ia mblodhi, e bëri zap. I shkojnë tetë (shtatë) në qase shih te SHTATË. Java shtatë, ai tetë shih te JAV/Ë,~A.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


tetë num. rresht.

  1. Që i përgjigjet numrit tetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të shtatit. Radha (banka) e tetë. Dita (java) e tetë. Muaji (viti) i tetë. Klasa e tetë.
  2. përd. em. f. Një nga tetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e teta. Pesë të tetat.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i teti. Ishte në të tetin ishte në muajin e tetë të barrës. E teta A (B) klasa e tetë A(B). Mbaroi të tetën mbaroi klasën e tetë.

tetë f.

  1. Shifra tetë (8); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj tetën. Mbledh dy teta. Heq tre nga teta.
  2. Send a njeri që shënohet me shifrën tetë. Teta spathi (në letra). Teta shënoi gol. sport.
  3. Nota tetë (8) në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve me dhjetë nota. Mori (një) tetë. I vuri tetë. I doli mesatarja tetë.