Jump to content

shënim

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

shënim m.

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHËNOJ, SHËNOHEM. Shënimi i lisë. Raste shënimi. sport. Makina e shënimit.
  2. Mendime, përshtypje etj. të hedhura në letër; ato që shkruajmë kur dëgjojmë një ligjëratë, një mësim, një diskutim etj. ose kur duam të mos harrojmë diçka. Shënime udhëtimi. Fletore shënimesh. Mbaj (nxjerr) shënime. Lexoj shënimet.
  3. Shpjegim, sqarim, vërejtje plotësuese për një çështje etj., që shkruhet zakonisht në fund të faqes a në fund të librit; të dhëna a njoftime të ndryshme rreth diçkaje. Shënim i shkurtër. Shënime bibliografike (biografike). Shënim në fund të faqes. Pajis me shënime.
  4. Diçka e shkruar me dorë në anë të një shkresë, të një dokumenti, të një dorëshkrimi etj. për të dhënë një mendim, një vërejtje ose një udhëzim për një çështje. Shënimi i drejtorit. Vë shënime.
  5. usht. Shënjim. Veglat e shënimit. Vija e shënimit. Pikë shënimi. Shkollë shënimi. Marr shënim.
  6. vjet. Shenjë. Nuk mbeti asnjë për shënim.