send

Nga Wiktionary
Versioni i datës 16 dhjetor 2018 15:52 nga Nesmir Kudilovic (diskuto | kontribute) (Zhbëje versionin 134126 i bërë nga 178.132.220.27 (ligjëratë))

Shqip

Emër

Send m.sh. -

  1. Diçka lëndore konkrete e botës jo të gjallë, që rroket nga shqisat si trup i veçantë, gjë. Sendet rreth nesh. Sendet e botës materiale. Sendet e natyrës. Emra sendesh. Sendet, dukuritë dhe qeniet. Trajta e një sendi. Përmasat e sendeve.
  2. filoz. Diçka lëndore ose dukuri e realitetit objektiv, që ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja. Nuk ka sende në vetvete.
  3. Diçka e nevojshme për jetesë a që hyn në punë e përdoret në jetën e përditshme; gjë. Sende të nevojshme (të dobishme). Sende ushqimore. Sende artistike. Sende zbukurimi (stolie, tualeti). Sendet e shtëpisë. Sende me vlerë (të çmueshme). Sende të konsumit të gjerë (të përditshëm). Ha ndonjë send.
  4. Dukuri e jashtme; rezultat i një veprimtarie, punë, rrethanë, gjë. Logjika e sendeve. Natyra e sendeve. Një send e kemi të qartë. Kemi parasysh dy sende. Thuaj ndonjë send! Këto janë sende të papëlqyeshme.
  5. drejt. Diçka që mund të përvetësohet, të dëmtohet, plaçkë, mall. Send pa zot. Sende të gjetura.
  6. bised., euf. Sëmundje e papritur a dobësi e menjëhershme që e godet njeriun; damlla, pikë. I ra një send. Për pak nuk i ra një send.
  • E kanë lënë (e kanë lëshuar) sendet dikë ka mbetur pa gjë në shtëpi, s’ka gjë prej gjëje, s'ka me se të rrojë.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0