damlla

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

DAMLLA f. bised.

1. mjek. Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit dhe që shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave e pushimin e lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e qarkullimin e gjakut; pikë. I ra (e goditi) damllaja. Vdiq nga damllaja. U ra si një damlla. Të rente damllaja! mallk.

2. fig. Fatkeqësi e madhe a goditje e rëndë dhe e papritur. Lajmi i vdekjes qe një damlla për të gjithë.

  • Damllaja e qumështit veter. sëmundje e rëndë e bagëtive, që shfaqet me dobësim të përgjithshëm, me fryrje të syve e të barkut dhe me çrregullimin e të ecurit.