objektiv
Appearance
OBJEKTIV I m.
- Pjesë e një aparati optik, që përbëhet nga një ose nga disa thjerrëza dhe që vihet përballë një sendi, një njeriu etj. për ta parë a për ta fotografuar. Objekti i aparatit fotografik. Objekti i dylbisë (i mikroskopit). Objektiv me rreze të largët. Thjerrëza e objektivit.
OBJEKTIV II m.
- 1. Sendi a pika ku drejtohet syri i njeriut a një aparat optik për ta parë ose për ta fotografuar. Hodhi sytë nga objekti. Drejtoi aparatin tek objektivi.
- 2. usht. Vendi a pika ku drejtohen veprimet luftarake për të goditur kundërshtarin. Objektiv tokësor (detar, ajror). Objektiv i lëvizshëm (i palëvizshëm). Objektivi i sulmit (i bombardimit). E goditën objektivin me predhën e parë.
- 3. fig. Synimi që kemi ndaj dikujt a diçkaje; qëllimi që duam të arrijmë. Objektivi kryesor. Objektiva të qarta. Objektivat e revolucionit. Ka si objektiv. E arritën objektivin.
OBJEKTIV mb.
- 1. filoz. Që ekziston jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, që nuk varet nga ndërgjegjja dhe që është parësore kundrejt saj. Bota objektive. Realiteti objektiv. Dukuri objektive. E vërteta objektive. Ligjet objektive të zhvillimit. Kushte (shkaqe) objektive.
- 2. fig. Që gjykon drejt dhe nuk niset nga interesat, nga ndjenjat ose nga qëllimet vetjake, që nuk ndikohet nga ndonjë paramendim; i paanshëm. Njeri objektiv. Vlerësim (përfundim) objektiv. Pikëpamje objektive. Kriter objektiv. Me sy objektiv. U tregua objektiv.
- 3. si em. ~E, ~JA f. filoz. Bota e jashtme, që ekziston jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, ajo që nuk varet nga ndërgjegjja dhe që është parësore kundrejt saj; ajo që është objektive. Objektivja dhe subjektivja.
- Idealizmi objektiv filoz. shih tek IDEALIZ/ËM,~MI 1.