Jump to content

pyll

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Punoj Orgito Marku Pyjet tropikale

  1. Sipërfaqe e madhe toke e veshur me drurë të dendur e të lartë ose me shkurre; tërësia e drurëve dhe e shkurreve që zënë një vend të madh. Pyje malore (fushore). Pyll i ri. Pyje tropikale. Pyll gështenjash (pishash). Muaji (java) e pyjeve. Shtimi (përtëritja, mbrojtja) e pyjeve. Kafshët (zogjtë) e pyllit. Hyri (u fsheh) në pyll. Preu dru në pyll. Ruani pyjet nga zjarri!
  2. Sasi e madhe sendesh të larta, të ngritura me këmbë ose të vëna në radhë të shtrënguara. Pyll shtëpish. Pyll flamujsh. Pyll bajonetash.
  3. përd. ndajf. Në sasi të madhe; shumë. Misri (gruri) ishte pyll. I kishte flokët pyll (të dendur).
  • Si në pyll mospërf. si njeri i pagdhendur e i paqytetëruar, sikur është njeri i egër. I hyri pyllit (ka hyrë në një pyll të thellë) i hyri një pune të ngatërruar a të vështirë që nuk dihet se si do t'i vejë filli. U bë kopshti pyll u rritën e u shtuan shumë pemët e kopshtit. Është pyll i pagjuajtur shih te PAGJUAJTUR (i, e). Nuk ka pyll pa derra fj. u. shih te DERR, ~ I. Qan pylli për sëpatë thuhet kur diçkaje që është rritur jashtë mase, që ka marrë përpjesëtime tepër të gjera, i ka ardhur koha të shkurtohet, të rregullohet e të pastrohet. Pyll në prag të derës pengesë e madhe e ngatërruar para se të fillohet një punë. Sheh yllin e merr pyllin shih tek YLL,~I. Shtati pyll e mendja fyell njeri me trup të madh e i pashëm, por i lehtë nga mendja. Fusha ka sy e pylli (mali, gardhi, muri) ka veshë fj. u. shih te FUSH/Ë, ~A.