Jump to content

psikologji

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

psikologji f.

  1. Shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeve të veprimtarisë psikike.
  2. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Teksti i psikologjisë. Doli «Psikologjia» e re.
  3. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish; tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror. Psikologjia e punës krijuese. Psikologjia e shkrimtarit (e artistit, e shkencëtarit, e punëtorit, e fshatarit, e fëmijës, e plakut). Psikologjia e borgjezit (e mikroborgjezit).