Jump to content

popull

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

popull m.

  1. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një bashkësi shoqërore e politike në një vend a në një shtet; banorët e një vendi a të një krahine; klasat e shtresat e gjera punonjëse që përbëjnë themelin e shoqërisë dhe të zhvillimit të saj në një etapë të caktuar. Populli shqiptar. Populli ynë. Popull i madh (i vogël). Vullneti (mendimi, gjykimi) i popullit. Gjuha e popullit. Kultura (krijimtaria) e popullit. Bir (udhëheqës) i popullit. Ushtar (shërbëtor) i popullit. Në emër të popullit. Fitorja u përket popujve. U ngrit populli në këmbë. Popujt e bëjnë historinë. Populli është në fuqi. Pushteti i popullit.
  2. Kombësi; komb. Popull liridashës. Popull i lirë. Popujt e shtypur. Popujt e botës (e Evropës). Pavarësia e popujve.
  3. Pjesa më e madhe e popullsisë në vendet borgjeze, që shtypet e shfrytëzohet nga klasat sunduese; masat e gjera punonjëse, njerëzit e thjeshtë e të varfër; vegjëlia. Populli i thjeshtë njerëzit që u përkasin klasave e shtresave të ulëta të popullsisë në një vend me klasa antagoniste. Jetesa e popullit. Në gjirin e popullit.
  4. bised. Njerëzit në përgjithësi, gjindja. Popull i zgjuar. Popull i çuditshëm! Kishte shumë popull në shesh. Doli para popullit.