komb
Appearance
KOMB I m.
- 1. Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. E drejta e kombeve për vetëvendosje. Baballarët e kombit. vjet. deputetët reaksionarë në parlamentin e regjimit zogollian.
- 2. spec. Shtet, vend. Lidhja e Kombeve. Organizata e Kombeve të Bashkuara.
KOMB II m.
- 1. Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyjë. E lidhi komb. Zgjidh kombin.
- 2. Nyjë druri, gdhe.
- 3. anat., bised. Fikth. Me komb të dalë.
- 4. Pikë (uji, vere etj.); gllënjkë, hurbë. Një komb ujë. S'ka mbetur asnjë komb s'ka mbetur as edhe një pikë (për lëngjet).
- 5. fig. Shtrëngim që ndien njeriu në grykë kur tronditet ose kur hidhërohet shumë, saqë nuk flet dot e nuk përcillet lirisht; lëmsh. Kam një komb në grykë. M'u bë (m'u mblodh) një komb. I është bërë komb diçka i është mbledhur dhe e mundon, e shqetëson shumë (një ndjenjë, një mendim etj.), i ka mbetur pikë në zemër. Iu lidh fjala komb nuk mundi të fliste, nuk nxirrte dot një fjalë nga goja (nga frika, nga mallëngjimi etj.).