pamje

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

pamje f.

  1. Paraqitja e jashtme e njeriut ose e fytyrës së tij, duke; dukja e jashtme e njeriut si shprehje e gjendjes së tij fizike ose shpirtërore. Pamje e çelur (e zymtë, e vrenjtur). Me pamje të qeshur (të zemëruar, të hidhëruar). Vajzë me pamje të ëmbël (tërheqëse). Ka pamje burrërore (të rreptë, të vrazhdë). Kishte pamje të sëmurë. E priti me pamje të qetë. Ishte i rëndë nga pamja. Dukej që në pamje. E njohu nga pamja. I ndryshoi (i ndërroi) pamja.
  2. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket; trajta, shfaqja ose mënyra se si del para syve diçka; paraqitja. Pamje e përgjithshme (e pjesshme). Pamje nga përpara (nga pas, nga sipër). Pamja e mallrave. I mirë nga pamja. Ka pamje të mirë (të bukur, tërheqëse). Ka pamje të keqe (të shëmtuar). Shtëpi me pamje madhështore.
  3. Pjesë e natyrës ose e vendit që shtrihet para syve; ajo që rroket nga vështrimi nga një pikë e caktuar. Pamje e bukur (tërheqëse). Pamjet madhështore të maleve tona. Hapet përpara syve një pamje e mrekullueshme.
  4. Gjendja e përgjithshme e diçkaje si paraqitet nga ana e jashtme, si vështrohet nga një kënd i caktuar ose sipas përshtypjes që të lë; anë, aspekt; tablo. Pamja e vërtetë. Pamje e gëzueshme (heroike). Pamje e mjerueshme. Pamja politike (ekonomike). Pamja e sotme (e tanishme). Jep një pamje të plotë (të gjallë). Ia ndryshoi rrënjësisht pamjen vendit.
  5. Shëmbëllim i sendeve, i natyrës ose i punës në fotografi, në film, në pikturë etj. ose në një krijim artistik; përfytyrim mendor i një shëmbëllimi të tillë. Pamje e gjallë. Pamje nga jeta (nga puna). Pamje nga vendi ynë. Trajton pamje të shkëputura. Jep një pamje nga e kaluara. I dilnin para syve pamje frymëzuese.
  6. teatër. Nënndarje e një akti të veprës dramatike, në të cilën zakonisht ndryshon dekori i skenës.
  7. Të parët, shikimi; mundësia për të parë sendet dhe mjedisin përreth, fusha e shikimit. Çrregullime të pamjes. Ka errësim të pamjes. E humbi pamjen. I zuri pamjen. Ka pamje të kufizuar. Iu zhduk nga pamja.
  • Fushë pamjeje (fusha e pamjes) shih te FUSH/Ë, ~A. Këndi i pamjes (i vështrimit) shih te KËND,~I 8. Në pamje të parë sipas përshtypjes që kemi nga ana e jashtme, pa i hyrë në brendësi a në thelb.