Jump to content

ndjek

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Folje

[redaktoni]

ndjek kal.

  1. Shkoj prapa dikujt a diçkaje për ta kapur, i vihem pas për ta zënë ose për ta dëmtuar a asgjësuar. Ndjek ujkun. Ndjek armikun (keqbërësin). E ndoqi këmba-këmbës. E ndjek nga pas. I ndoqi deri larg.
  2. Eci pas dikujt a diçkaje që prin, i shkoj prapa pa iu ndarë. Ndjek të zotin. Ndoqëm udhërrëfyesin. Ndjek gjurmën. Ishte lodhur e nuk e ndiqte dot nga pas.
  3. edhe fig. Ec në një rrugë a në një drejtim të caktuar. Ndoqën rrjedhën e lumit. Ndoqën vazhdën e gjurmëve. Ndjek një rrugë të caktuar (të drejtë, të gabuar).
  4. Shoqëroj veprimet e një tjetri, e dëgjoj çfarë thotë ose përsërit atë që bën dikush tjetër. Ndjek fillin e mendimeve të dikujt. Mësuesi lexonte shpejt dhe nxënësit nuk po e ndiqnin dot. Nuk po më ndjek me vëmendje.
  5. fig. Veproj ose sillem sipas shembullit të dikujt, e kam si udhëheqje a udhërrëfyes; jam ithtar, pasues a përkrahës i dikujt a i diçkaje. Ndjek mësimet (vijën) e Partisë. Ndjek një politikë parimore (të drejtë). Ndjek këshillat e dikujt. Ndjekin modën. Ndjek shembullin e të përparuarve. Ndjekin rrugën kapitaliste.
  6. Vështroj diçka që lëviz, e shoqëroj me shikim. Ndjek me sy. E ndoqi deri sa u zhduk nga sytë.
  7. Shoh ose dëgjoj një shfaqje, një program etj. Ndjek një ndeshje (një lojë). E ndoqi deri në fund.
  8. fig. Mbikëqyr vazhdimisht për të parë si ecën e si zhvillohet diçka; kujdesem vazhdimisht për mbarëvajtjen e diçkaje, kam përsipër një punë për ta çuar deri në fund; shoh. Ndjek një çështje. Ndjek zbatimin e planit e të detyrave. Ndjek përparimin e nxënësve. Ndjek zhvillimin e ngjarjeve. Ndjek me vëmendje (me kujdes, me interesim, me kënaqësi, me padurim, me ankth) diçka.
  9. fig. Synoj të arrij diçka. Ndjek një qëllim.
  10. Shkoj rregullisht në një shkollë për të mësuar; vijoj. Ndjek shkollën (kursin). Ndjek mësimet (studimet). Ndjek klasën e parë.
  11. bised. Dëboj; përzë. E ndoqën nga puna. I ndoqëm pushtuesit e huaj. Ndiqi ato mendime nga koka!
  12. E trajtoj keq, duke përdorur mjetet e dhunës e të shtypjes që ka shteti, për ta penguar të shprehë pikëpamjet përparimtare ose të luftojë për liri e për drejtësi shoqërore (në vendet me regjime shtypëse). Ndjekin revolucionarë (patriotët).
  13. vet. veta III jokal. Vjen në radhë pas dikujt a diçkaje, pason. Në kapitujt që ndjekin. Ndjek një hyrje e gjatë.
  • Ndjek gjurmët e dikujt veproj njësoj si një tjetër paraardhës, eci në rrugën e tij. Ndjekin pas qerres e dikujt shih te QERR/E,~JA. E ndjek (e marr) gjurmën mbrapsht shih te GJURM/Ë,~A. E ndjek në gur e në galinë shih te GUR,~I. E ndoqi pilë për pilë shih te PIL/Ë,~A I.