nëntë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Nëntë

Shqip[redaktoni]

Numër[redaktoni]

nëntë num. them.

  1. Numri që vjen menjëherë pas tetës, që shënon një sasi të barabartë me tetë edhe një. Nëntë veta. Nëntë herë. Nëntë orë (ditë, javë, muaj, vjet). Në orën nëntë. Nëntë të dhjetat. Tri herë tre bëjnë nëntë. E ndaj në nëntë pjesë. Pjesëtoj me nëntë.
  2. përmb.~ (të), NËNTA (të). Nëntë së bashku a menjëherë. Dolën të nëntë lojtarët. I vuri të nënta.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. Ikën të nëntë.
  4. përd. num. rresht. nëntë. Dhoma (salla) nëntë. Kabina nëntë. Hyrja nëntë.

Në gjuhët tjera[redaktoni]

nëntë num. rresht.

  1. Që i përgjigjet numrit nëntë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të tetit. Muaji i nëntë. Radha (banka) e nëntë. Dita e nëntë. Lojtari i nëntë.
  2. përd. em. f. Një nga të nëntë pjesët e barabarta në të cilat është ndarë një e tërë. Një e nënta. Tri të nëntat.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i nënti. Ishte në të nëntin në muajin e nëntë të barrës.

nëntë f.

  1. Shifra nëntë (9); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj nëntën. Mbledh dy nënta. Heq dy nga nënta.
  2. Send a njeri, që shënohet me shifrën nëntë. Nënta spathi (në letra). Nënta gjuajti me kokë. sport.
  3. Nota 9 në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve deri në dhjetë. Mori një nëntë. I vuri nëntë. I doli mesatarja nëntë.

nëntë- fjalëform.

  1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin: «që ka nëntë pjesë, njësi etj. përbërëse të një fare»; p.sh. nëntëditësh, nëntënetësh, nëntëkatësh, nëntëvjeçar etj.

nëntë ndajf.

  1. Në pjesën e poshtme të diçkaje; nën sipërfaqen e diçkaje, poshtë diçkaje. Ishte (ndodhej) nëntë. E vuri nëntë. E mori nga nëntë.