mollë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

mollë f. sh. molla

  1. Dru frutor me trung jo shumë të lartë, me gjethe pothuaj të rrumbullakëta dhe me lule të mëdha e të bardha, që bën kokrra të rrumbullakëta e të tulta; kokrra e kësaj peme. Mollë të ëmbla (të tharta, sheqere). Mollë të kuqe (të verdha). Mollë të grira (të thara). Mollë verore (dimërore). Molla e bejlegut. etnogr. molla që, sipas një zakoni të vjetër, i hidhej përpara kundërshtarit për ta ftuar në dyluftim (në bejleg). Molla e dasmës. etnogr. molla që, pasi merrej në shtëpi të nuses nga krushqit e dhëndrit, hidhej në oborrin e këtij dhe ai që e kapte mendohej se do të kishte gjoja fat e lumturi. Një kokërr mollë. Reçel molle. Lëng molle. Morri i mollës. zool. Çimka e mollës. zool. Hiri i mollës. bot. Kroma e mollës. bot. Mollët i qëro, dardhët i numëro. fj.u. mollë ha sa të duash, se nuk të prishin, ndërsa dardhët haji nga pak, se janë të rënda për stomakun.
  • shih MOLLËZ, ~AT. Mollët e faqeve. Molla e shalës pjesa e ngritur e shalës së kalit.
  1. përd. ndajf. Shumë, si molla (zakonisht me mbiemrin i kuq). Ishin mollë të kuqe. I ka faqet mollë të kuqe.
  • Si kokërr molle (thane) shumë mirë me shëndet. Mollë e ndaluar libr. diçka që nuk lejohet të përdoret a të shfrytëzohet, diçka që nuk lejohet të bëhet. Mollë e pandarë shih te PANDARË (i, e). Mollë sherri shkak grindjeje, sherri a përçarjeje ndërmjet dy njerëzve, dy palëve etj. Vajti te molla e kuqe
  • a) u përhap shumë, mori dheun (fjala, lajmi);
  • b) mospërf. vdiq. S'ke ku të hedhësh mollën (majën e gjilpërës) shih te HEDH. Molla e Adamit anat. fikthi. Molla (mollëza) e fytit anat. fikthi.

Në gjuhët tjera[redaktoni]