Jump to content

lehtësoj

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Lehtësoj kal. -

  1. Ia zvogëloj një peshë të rëndë; e bëj më të lehtë në peshë duke i pakësuar barrën a ngarkesën ose duke i hequr diçka; kund. rëndoj. E lehtësoi kalin (mushkën, kamionin). E lehtësoi valixhen (çantën). E lehtësoi çatinë.
  2. Ia heq ose ia zvogëloj një punë a një barrë të rëndë, e ngarkoj me një detyrë më të lehtë, i shtroj kërkesa më të vogla; ia pakësoj vështirësitë në punë e në jetë. Ia lehtësoi punën (detyrën, barrën). Ia lehtësoi jetesën. E lehtësoi planin. I lehtësoi nxënësit. Ma lehtësoi shumë. Ia lehtësoi dorën dikujt bëri që të veprojë pa pasur shumë kufizime e vështirësi, bëri që të veprojë më lirisht.
  3. Ia bëj më të lehtë përgjegjësinë, dënimin, ndëshkimin etj. për një faj a gabim që ka bërë. Ia lehtësoi fajin (dënimin, ndëshkimin, përgjegjësinë).
  4. Ia bëj më të lehtë një sëmundje; e ndihmoj që ta përballojë e ta kapërcejë më lehtë një gjendje të vështirë materiale a shpirtërore. Ia lehtësoi sëmundjen. Ia lehtësoi plagën (kollën, dhimbjet). Ia lehtësoi vuajtjet (vetminë). Ia lehtësoi gjendjen. Ia lehtësoi zemrën dikujt e shpëtoi nga një ankth, ia hoqi një vuajtje shpirtërore.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0