rëndoj
Appearance
RËNDOJ kal.
- 1. I vë një peshë të rëndë, e ngarkoj shumë; e bëj më të rëndë, i shtoj peshën; kund. lehtësoj. E rëndoi kalin (mushkën). E rëndoi makinën. E rëndoi valixhen. Bora i rëndon lisat. E rëndoi ca stomakun.
- 2. fig. I vë një barrë a një detyrë të rëndë, e ngarkoj më tepër sesa duhet, i vë përsipër diçka që i sjell vështirësi, pengesa etj. E rëndoi planin (ekonominë, buxhetin). E rëndoi ndërmarrjen. I rëndoi nxënësit. Ia rëndoi kujtesën. E rëndoi veprën (pikturën, qëndismën). I rëndojnë me detyrime (me taksa). E rëndoi me detyra (me mësime). E rënduan mbledhjen me shumë pika.
- 3. fig. Ia bëj më të rëndë; e sjell në një gjendje më të rëndë a më të vështirë; keqësoj. Ia rëndoj fajin (dënimin). Ia rëndoi sëmundjen (plagën, kollën). Ia rëndoi gjendjen.
- 4. E bëj të ndiejë një peshë që e pengon lëvizjen; e plogështoj, e lodh. M'i rëndoi krahët. Pleqëria (sëmundja) ia ka rënduar gjymtyrët. Ia rëndoi gjumi qepallat (sytë).
- 5. fig. I flas dikujt me fjalë të rënda, e prek thellë në sedër, e lëndoj; e fyej. E rëndoi me fjalë (me të shara). E rëndoi vajzën. E rëndoi rëndë (ligsht). Mos më rëndo!
- 6. jokal. Vij i rëndë në peshë; kam një peshë, peshoj. Rëndon barra (pesha, ngarkesa). Nuk rëndon shumë. Sa rëndon? Rëndon më tepër.
- 7. jokal. Peshoj me forcë mbi diçka, mëshoj; ka një peshë, që i rri përsipër. Rëndoj mbi dërrasa. Rëndojnë ahet sa thyhen. Rëndojnë pemët nga kokrrat.
- 8. vet. veta III jokal. E ndiej si peshë përsipër; e kam të rëndë sa më pengon të lëviz a të bëj diçka. I rëndon thesi në kurriz. Më rëndojnë krahët (këmbët). I rëndojnë qepallat (nga gjumi) etj. Më rëndon koka.
- 9. vet. veta III jokal. fig. E ndej si barrë të rëndë përsipër, e kam si ngarkesë të tepërt, që më sjell vështirësi, më pengon etj.; e kam në kurriz. Punët (hallet) rëndojnë mbi të. Rëndon mbi ekonominë (mbi planin). Rëndon mbi nxënësit (mbi punëtorët). Rëndon mbi supet e mia (mbi kurrizin tim). Rëndon si ankth. Na rëndojnë vitet mbi supe.
- 10. vet. veta III jokal. fig. Bie mbi dikë, i takon, i përket (diçka e padëshirueshme, e keqe etj.). Përgjegjësia (faji, gabimi, dëmi, humbja) rëndon mbi të. Shpenzimet rëndojnë mbi ndërmarrjen. Mbi të rëndon nëma (gjaku).
- 11. vet. veta III jokal. fig. Më ngjall një ndjenjë të rëndë, më vjen shumë keq, më pikëllon, më brengos. Më rëndoi në zemër vdekja (humbja, sëmundja) e dikujt. Më rëndon shumë që po ikën.
- 12. vet. veta III jokal. fig. I ecën, i shkon, i peshon (fjala). I rëndon fjala atij.
- 13. jokal. fig. Theksoj; i mëshoj. U rëndoi fjalëve. E rëndoi zërin.
- 14. fig. Anon nga një anë. Rëndon nga ne. Mos rëndo vetëm nga njëra anë!
- 15. jokal. bised. Bëj punë të rëndë, merrem me punë të rënda. Rëndonin gjithë ditën në shtëpi. Rëndoi plot pesëdhjetë vjet. Punon e rëndon bën punë të rënda.
- 16. vet. veta III jokal. Keqësohet, acarohet, ftohet (për motin, stinët). Rëndoi dimri (moti).
- Aq i rëndojnë aq ia pret, aq mend ka. E rëndoi dorën mbi dikë e rrahu rëndë (zakonisht pa të drejtë a pa qenë nevoja). I rëndon (i rëndet) dheut mospërf. është e kotë që jeton, më mirë të mos ishte gjallë (për një njeri të keq ose që është dembel e nuk bën asgjë). E rëndoi (e prishi, e ndyu, e fëlliqi, e qelbi) gojën shih te GOJ/Ë,~A. Po rëndon moti po keqësohet gjendja, po acarohen punët.