Jump to content

zvogëloj

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Folje

[redaktoni]

zvogëloj kal.

  1. E bëj diçka më të vogël; e pakësoj, e ul, e ngushtoj etj.; e bëj më të shkurtër, e shkurtoj; kund. zmadhoj; rrit; shtoj; zgjeroj. I zvogëluan dritaret. Zvogëloi hapin. E zvogëloi trikon. E zvogëloi shumën. Zvogëloi shpejtësinë. Zvogëloi afatet. Zvogëloi moshën.
  2. fig. Ia pakësoj diçkaje vlerën, ia ul rëndësinë etj.; e quaj pa rëndësi, e quaj a e paraqit më pak të rëndësishëm nga ç'është në të vërtetë. E zvogëlon rrezikun (fajin). Ia zvogëlon rolin (rëndësinë).