kauçuk
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]kauçuk m.
- Lëndë e përkulshme, e cila nxirret nga një lëng i trashë veshtullor, që kullon nga trungu i disa drurëve tropikalë ose nxirret në mënyrë artificiale nga përpunimi i naftës a i qymyrgurit dhe përdoret gjerësisht për prodhimin e gomës e të sendeve prej gome. Kauçuk natyror (artificial, sintetik). Kauçuk i vullkanizuar kauçuk i përpunuar në squfur për ta bërë më të fortë. Mbledhësit e kauçukut. Prodhime kauçuku. Është prej kauçuku.
- përd. mb. Që ka tiparet a vetitë e kësaj lënde.
- Fjalim kauçuk fjalim pa një ide qendrore, ku nuk mbahet një qëndrim parimor ndaj problemit që shtrohet dhe që lejon t'i kuptosh gjërat si të duash.
|
|
|