gjashtë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Gjashtë

Shqip[redaktoni]

Numër[redaktoni]

gjashtë num. them.

  1. Numri që vjen menjëherë pas pesës, që shënon një sasi të barabartë me pesë edhe një. Gjashtë veta. Gjashtë herë. Gjashtë orë. Gjashtë ditë (muaj, vjet). Në orën gjashtë. Gjashtë herë më i madh. Gjashtë herë gjashtë. Gjashtë të dhjetat. E ndaj në gjashtë pjesë. E pjesëtoj për gjashtë.
  2. përmb. ~ (të), GJASHTA (të). Gjashtë së bashku a menjëherë. Dolën të gjashtë nxënësit.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. Ikën të gjashtë (të gjashta). Ia numëroi të gjashta e qëlloi me revole gjashtë herë, ia zbrazi të gjashtë plumbat e revoles; e la në vend.
  4. përd. num. rresht. I gjashtë. Dhoma (salla) gjashtë. Kabina gjashtë.
  • Është me gjashtë gishta është vjedhës. Fiton pesë e ha (prish) gjashtë shpenzon, prish më shumë sesa merr. Pesë dhi gjashtë zile më shumë zhurmë se punë.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


gjashtë num. rresht.

  1. Që i përgjigjet numrit gjashtë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të pestit. Radha (banka) e gjashtë. Dita e gjashtë. Muaji i gjashtë. Ushtari i gjashtë. Klasa e gjashtë. Në orën e gjashtë të mësimit.
  2. përd. em. f. Një nga gjashtë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e gjashta. Tri të gjashtat.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. E gjashta B. I gjashti arriti shumë vonë. Doli i gjashti.

gjashtë f.

  1. Shifra gjashtë (6); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj gjashtën. Mbledh dy gjashta. Heq dy nga gjashta.
  2. Send a njeri, që shënohet me shifrën gjashtë. Gjashta spathi (në letra). Gjashta luajti mirë. sport. Vë gjashtën (në domino).
  • 3. Nota gjashtë (6) në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve me dhjetë nota. Mori një gjashtë. I vuri gjashtë. I doli mesatarja gjashtë.


gjashtë- fjalëform.

  1. Pjesa e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin «që ka gjashtë pjesë, njësi etj. përbërëse të një fare»; p.sh. gjashtëditësh, gjashtëfaqësh, gjashtëmetërsh, gjashtëmujor, gjashtëkatësh, gjashtëvendësh, gjashtëvjeçar etj.