Jump to content

kopje

Nga Wiktionary

KOPJE f.

  • 1. Dorëshkrim, dokument, vepër arti a çdo gjë tjetër që është riprodhuar me dorë ose me mjete të ndryshme teknike në mënyrë të përpiktë sipas origjinalit. Kopja e dorëshkrimit (e dokumentit, e shkresës, e vendimit, e portretit...). Kopje nga origjinali. Dorëzoj kopjen e diplomës. Bëj (nxjerr) disa kopje. Mbaj një kopje për vete.
  • 2. Një copë e një libri, e një reviste etj. nga gjithë sasia që ka dalë në një botim. Kopje e rrallë (e vetme). Më ruajti një kopje. U botua në 5000 kopje. U shitën të gjitha kopjet.
  • 3. Fletë me shënime, me përmbajtjen e lëndës, që përpiqet të kopjojë nga fletorja, nga libri a nga shoku një nxënës ose një student; kopjim. E fshehu kopjen. Nuk jap kopje. E zunë me kopje. S'bën kopje.
  • 4. Diçka e papërfunduar a e pakryer; dora e parë e një shkrimi. E kam në kopje. E hedh nga kopja në të pastër.
  • 5. bised. Njeri që i ngjan shumë një tjetri në pamje, në sjellje, në veprime etj. Kopja e gjallë e vëllait. Kopja e s'ëmës.