gatim
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]gatim m.
- vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve GATUAJ, GATUHEM. Gatimi i brumit. Gatimi i baltës (i allçisë, i betonit). Gatimi i gjellës. Mënyra e gatimit. Stufë gatimi.
- Mënyra se si gatuhet diçka; mjeshtëria për të gatuar. Kjo varet nga gatimi.
- Gjellë a ëmbëlsirë e gatuar për një rast të caktuar; gatesë. Gatime me sheqer. Gatime me petë. Çoj gatimet në furrë.
- vet. etnogr., vjet. Ëmbëlsira që sillte nusja me vete kur vinte në derë të babait ose që çonte në shtëpi të burrit kur kthehej.
|
|
|