Jump to content

kafe

Nga Wiktionary

KAFE f.

  • 1. bot. Shkurre e vendeve tropikale, përherë e blertë, që bën kokrra të vogla, të cilat kanë brenda dy pjesë si gjysmërruzuj në ngjyrë të gjelbër a të përhime; kokrrat e kësaj shkurreje. Dru kafeje. Kokrra kafeje. Mulli kafeje. Pjek (bluaj) kafenë.
  • 2. Pluhuri që bëhet duke bluar kokrrat e kësaj shkurreje të pjekura në zjarr; pija e hidhur dhe me erë të këndshme që bëhet duke zier në ujë këtë pluhur; sasia e kësaj pijeje sa nxë një filxhan; pije e ngjashme me këtë, që bëhet nga disa fara të tjera (nga elbi, nga qiqrat etj.). Kafe e fortë (e ëmbël, e rregullt, e zakonshme, e mesme, sade). Kafe ekspres (turke). Kafe elbi. Kafe me qumësht. Filxhan (lugë) kafeje. U nxori kafenë.
  • 3. Lokal ku përgatitet e pihet kjo lloj pije; bufe, kafene. Kafe. «Drini». Hyri (u takuan) në kafe.
  • 4. përd. mb. Që ka ngjyrë të errët si ajo e kokrrave të pjekura të kësaj shkurreje. Bojë (ngjyrë) kafe. Fustan (kostum) kafe. Këpucë kafe.
  • Do dhe Muçoja kafe tall. kërkon diçka që nuk i takon (sepse nuk e meriton ose është ende i vogël).
  • KAFE E EGËR bot. Bar miu.