familje
Pamja
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]familje f.

- Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë. Familje shqiptare. Familje socialiste. Familje kooperativiste. Familje fshatare (qytetare). Familje e madhe. Familje e re. Familje dëshmori. Pjesëtarët e familjes. Kryetari i familjes kryefamiljari. Jeta në familje. Krijoi familje u martua.
- Tërësia e njerëzve që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, njerëzit që kanë pasur ose vijojnë të kenë brez pas brezi lidhje gjaku a lidhje afrie ndërmjet tyre; farefis. Familje feudale. Familjet sunduese. Familje mbretërore. Familja me çifte. hist. Sterna e familjes. Emri i familjes. Janë të një familjeje.
- fig. Grup njerëzish që i bashkon puna e veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllime e interesa të njëjta dhe jetojnë në miqësi njëri me tjetrin. Familja e kooperativistëve. Familje ushtarakësh.
- Grup kafshësh (mashkull, femra dhe të vegjlit e tyre), që jetojnë bashkë. Familje bletësh.
- biol. Njësi e botës bimore a shtazore, e cila përfshin disa gjini, që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore. Familja e trëndafiloreve. Familja e qepës. Familja e qenit. Familja e maceve.
- libr. Grup a varg sendesh ose dukurish, që kanë disa cilësi të përbashkëta, që janë të një tipi ose pothuajse të një tipi. Familje çiftelish. Makina të një familjeje.
- gjuh. Grup gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët. Familja e gjuhëve indoevropiane.