drejtim

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

drejtim m.

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DREJTOJ, DREJTOHEM. Drejtimi i trupit (i këmbës). Drejtimi i shufrave (i telit). Drejtimi i shtetit (i ekonomisë, i prodhimit, i industrisë, i bujqësisë). Drejtimi i aeroplanit. Drejtimi i zjarrit. usht. Format (metodat) e drejtimit.
  2. Pika drejt së cilës shkon dikush a diçka; ana nga është kthyer ose drejt së cilës lëviz diçka për të arritur në një vend; hapësira ose ana nga gjendet dikush a diçka. Në drejtim të veriut (të jugut). Drejtimi kryesor. Në drejtim të kundërt. Në drejtim të pyllit. Drejtimi i makinës. Drejtimi i lëvizjes (i forcës), edhe fiz. Me drejtim nga e djathta (nga e majta). Në disa drejtime. Në këtë (në atë) drejtim. Në çdo drejtim. Në të gjitha drejtimet. Top pa drejtim. sport. Merr (ndjek) drejtimin. Ndërroi (ndryshoi, ktheu) drejtimin. Përcaktoi (humbi, ngatërroi) drejtimin. Në ç'drejtim bie fshati? Shkon (lëviz) vetëm në një drejtim. Iku pa ndonjë drejtim.
  3. Qëndrimi që ka ose që merr një trup, mënyra e vendosjes ose e qëndrimit të tij. Drejtim horizontal (i pingultë, i pjerrët). E vë në drejtim të murit. S'ka drejtim s'është drejt.
  4. Ecuria që ndjek zhvillimi i diçkaje, vija a rruga e zhvillimit të një veprimtarie, të një dukurie etj.; synimi a qëllimi që ndjek dikush; profil. Me drejtim industrial (bujqësor, blegtoral). Me drejtim shkencor (mësimor).
  5. Rrymë e caktuar në një fushë të jetës politike, shoqërore, mendore, kulturore, artistike etj.; parim drejtues politik, ideologjik, kulturor etj.; prirja drejt një rryme të caktuar filozofike. Drejtim ideologjik (filozofik, letrar, artistik).
  6. Pikëpamje; kënd vështrimi; anë. Në këtë (në atë) drejtim. Në të gjitha drejtimet. Nga çdo drejtim që ta shohësh.
  7. Detyrat a funksionet që i jepen dikujt për të drejtuar një veprimtari, një ndërmarrje, një organizatë etj.; organi drejtues, udhëheqja. Është (punon) në drejtimin e kooperativës (të ndërmarrjes). I dhanë drejtimin artistik (teknik). U organizua (u zhvillua) nën drejtimin e organizatës-bazë.
  8. fig. Mënyra e veprimeve ose e sjelljes së dikujt; rrugë. Drejtim i mirë (i keq, i shtrembër). Mori drejtim të mirë. I dha një drejtim.
  9. Emri e mbiemri dhe vendbanimi i marrësit a i dërguesit që shënohen mbi një dërgesë postare ose që i jepen dikujt për ta ditur se ku të drejtohet; të dhënat për vendin ku gjendet një ndërmarrje, një institucion etj.; adresë. Drejtimi i vjetër (i mëparshëm, i ri). Drejtimi i marrësit (i dërguesit). Jep (lë) drejtimin. Pa drejtim të caktuar. Mungon drejtimi. Cili është drejtimi i tij (i saj)?
  • Në drejtim (të...) libr. përdoret me një emër a përemër të rasës gjinore për të treguar kahjen a prirjen e një veprimtarie, të një zhvillimi etj.

Në gjuhët tjera[redaktoni]