diametër
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]diametër m.
- gjeom. Vijë e drejtë që bashkon dy pika të një rrethi a të sipërfaqes së një sfere duke kaluar nëpër qendër, tërthorak. Diametri i rrethit (i sferës). Gjatësia e diametrit.
- Gjerësia më e madhe e një trupi cilindrik ose të rrumbullakët; vijë e drejtë horizontale e përfytyruar nga njëri skaj në skajin tjetër më të largët të një trupi, të një ene a të një hapësire me trajtë pak a shumë të rrumbullakët. Diametri i jashtëm (i brendshëm). Diametri i gypit (i kazanit). Diametri i Tokës. Diametri i trungut (i lisit...). Diametri i vidhës. Diametri i kokës.
|
|
|