dasmë
Appearance
DASMË f.
Festë që bëhet me rastin e martesës, e shoqëruar me një ceremoni të gëzueshme; festa e martesës; dita kur bëhet kjo festë. Dasma socialiste. Dasmë e madhe (e thjeshtë). Dita (java) e dasmës. Zakonet e dasmës. Këngë dasme. Ftesë dasme. I zoti i dasmës. Në dasmë të djalit (të vajzës)! ur. Në dasmë të të pamartuarve! ur. Bëj dasmë. Në shtator ka shumë dasma. Kur e ka dasmën? Shkoj në dasmë. Ftoj për dasmë. Të ngrënçim dasmën! ur.
- Dasmë pa aheng shih tek AHENG,~U. Dasma e argjendtë libr. shih tek ARGJENDTË (i, e). I bënë dasmën dikujt iron. e vranë. Vjen (shkon, niset) si në dasmë vjen (shkon, niset) në një punë i papërgatitur, i shkujdesur, pa mjetet e pajisjet e nevojshme. S'bëhet dasma me një fyell fj. u. shih te FYELL, ~I. Dasmë pa mish nuk ka (nuk bëhet) fj. u. nuk ka luftë e fitore pa gjak, në çdo luftë ka edhe të vrarë. S'ka dasmë çdo ditë (për ditë) fj. u. s'ka përherë të mira e gëzime. S'prishet dasma për një qepë (për një limon)fj. u. nuk duhet prishur a nuk duhet lënë një punë e madhe për diçka të vogël e fare të parëndësishme. Nuk shkohet me tre rupe në dasmë fj. u. shih te RUP,~I. La dasmën e shkoi për shkarpa shih te SHKARP/Ë, ~A. Lë të vdekurin e shkon në dasmë shih te VDEKUR, ~I (i). Gjetkë daullet, gjetkë dasma shih te DAULL/E, ~JA. Po dëgjove daullen, dasmën e ke prapa (te dera) shih te DAULL/E,~JA. Kur bënte dasmë (kërcente, luante) fukarai, çahej daullja shih te DAULL/E,~JA. Atje ku bëhet dasmë e madhe, merr lugë të vogël! fj. u. shih te LUG/Ë,~A.
Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>
Gjuhët më dominante
[redaktoni]Gjuhët më jo dominante
[redaktoni]
|
|
|