dëllinjë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]dëllinjë f. bot.
- Dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me ngjyrë zakonisht të zezë, të kuqërremtë ose blu të errët dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj bime, që përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie, hardhiç etj. Dëllinjë e zezë (e kuqe). Dru dëllinje. Kokrrat e dëllinjës. Vaj dëllinje. Raki dëllinje. Mbledh dëllinja.
- (Fle) në majë të dëllinjës fle dosido, pa kërkesa, pa rehati.
|
|
|