cep

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

Cep

I m.sh. -

  1. Pjesa e fundit e këndit të një sendi, maja e këndit ose vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi; skaj, kënd; qoshe; pjesa e zgjatur dhe e mprehtë e diçkaje, maja; pjesë e ngushtë, rrip i ngushtë në skaj të një sendi. Cep i ngushtë. Cepi i tryezës. Cepi i dhomës. Cepat e shamisë. Cepi i jorganit. Cepi i jakës. Cepat e shallit. Cepi i rrugës. Cepi i arës (i oborrit). Cepi i syrit. Cepat e mustaqeve. Cepat e gojës (e buzëve). Yll me pesë cepa. Gur me cepa. Ulem në cep. Rri në një cep. Vë në cep. Lidh cepat. Po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë. fj.u.
  2. Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur. Cep i largët. Cep kufitar. Cepi më verior (më jugor). Në një cep të atdheut. Në cep të fshatit. Në çdo cep të botës.
  3. fig. Pjesë anësore e diçkaje, skaj, skutë. Në një cep të mendjes. Në një cep të zemrës.
  4. gjeom. Këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.
  • Cep më cep në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin. I bën cepa dikujt përpiqet t'ia hedhë tjetrit, i nxjerr bishta, e mashtron. I tregoi cepin dikujt i tregoi vendin. Flet me cep flet me thumba, i hedh spica tjetrit. E la në një cep e la mënjanë, e braktisi, hoqi dorë prej diçkaje. E mori me cep e keqkuptoi, e mori për së mbrapshti fjalën; e mori me të përpjekur, nuk e mirëpriti diçka. E ka marrë për cep dikë e ka marrë inat sa nuk do t'ia shohë sytë. Ma zuri cepi i veshit mora vesh pak, ma zuri veshi diku, dëgjova. E ka kokën me cepa (me çipa) është shumë kokëfortë, nuk gdhendet kollaj, është kokëshkëmb.


II m.sh. -

  1. Vesh i vogël rrushi, bistak i vogël. Këput një cep.
  2. Lloj rrushi i bardhë, që bën bistakë plot me kokrra të ngjeshura e me majë.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0