Jump to content

rrush

Nga Wiktionary

RRUSH m.

  • Pemë frutore me trung të gjatë e të hollë dhe me gjethe të gjera si pëllëmbë, që përdridhet e kacavaret duke u kapur me dredhat e degëve të njoma, e që bën kokrra të mbledhura në vile, hardhi; kokrrat e kësaj peme, zakonisht të rrumbullakëta e të mbledhura në bistakë, me cipë të hollë e me lëng brenda, që përdoren për të ngrënë dhe për të bërë verë, raki etj. Rrush i bardhë (i zi, i kuq). Rrush dimërak. Rrush buallës (kumbullor). Rrush larush (dhelpër) rrush me kokrra gjysmë të bardha gjysmë të zeza a të kuqërreme. Rrush qelbës rrush me erë. Rrush çilek rrush me një erë të ngjashme me atë të luleshtrydhes. Rrush pulëz rrush kokërrvogël, i bardhë. Rrush arre rrush kokërrmadh, i bardhë e shumë i ëmbël. Rrush bishtdhelpre rrush me kokrra të gjata, të rralla, të bardha e pak majhoshe. Rrush i egër (rrush gardhi, rrush lepuri) larushk. Rrush lavrak. Rrush vajguri (me erë). Rrush i papjekur (i pabërë, aguridh). Rrush pa fora (me fara). Rrush tryeze. Rrush të thatë stafidhe. Rrush vreshti (pjergulle). Kokërr rrushi. Bistak (vesh, veshul, vile) rrushi. Frenjat e rrushit. Bërsi rrushi. Lëng (musht) rrushi. Reçel rrushi. Sheqer rrushi. Sëmundjet e rrushit. Vjelja e rrushit. Bëhet (piqet, shenjet) rrushi. Nxihet rrushi. Shtrydh (shtyp) rrushin.
  • Si rrushi e koshi janë njësoj, si njëri edhe tjetri. I bëri (paratë, të hollat) rrush e kumbulla i prishi të gjitha, i shpenzoi kot e me dorë të lëshuar. Kur të bëjë larushku rrush iron. shih te LARUSHK,~U. E bëri rrush e prush e bëri me nxitim e jo mirë, e bëri shkel e shko. S'bëhet rrushi deng (s'bëhet deng me rrush) fj.u. është gjë që s'bëhet, është e pamundur. Kërkon rrush (dardha, thana, thanëza) në dimër (në shënëndre) shih te DARDH/Ë,~A. Kur s'ke rrush, ha edhe larushk fj.u. shih te LARUSHK,~U. Shkoi (u vra) si qeni në rrush (në vresht) shih te QEN,~I. Sheh rrushi rrushin (fiku fikun) e piqet fj.u. Marrin shembull njëri nga tjetri, veprojnë siç bëjnë të tjerët.