qoshe

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

QOSHE f. bised.

1. Kënd, cep, skaj. Qoshja e dhomës (e shtëpisë). Qoshja e murit. Qoshja e rrugës. Qoshja e fletores. Gur me qoshe. Në qoshe të buzëve (të syve).

2. Skaj, vend i largët, cep; anë. Në një qoshe të largët (të humbur). Në një qoshe të qytetit. Në çdo qoshe të atdheut. Në të katër qoshet.

3. Skutë, rrëzë. Në një qoshe të shtëpisë. Rrënoi të gjitha qoshet. E la në një qoshe. Futet (rri) qosheve.

4. Vendi në të dy anët e vatrës në dhomat me oxhak, ku ulen shtruar; kryet e vendit, vendi më i mirë. Ulet (rri) në qoshe. E vunë në qoshe. Kishte zënë qoshen e vendit.

  • Qoshe më qoshe cep më cep, në çdo anë. U bë për qoshe u plak, nuk është më i aftë për punë e për të lëvizur. S'ka qoshe diçka është tepër vonë, nuk ndreqet dot më. Nuk ia merr qoshen shih te MARR. Të qan (të than) qoshen shih te QAJ. Qoshe e ngrohtë (vend i ngrohtë) keq. shih te NGROHTË (i,e). Qoshe e rehatshme keq. shih te REHATSH/ËM (i), ~ME (e). Në qoshe (në krye) të vatrës shih te VAT/ËR,~RA. Rri si me qoshe rri si i zemëruar a fort i mërzitur. Ka zënë qoshen

a) është plakur a është rrëgjuar e dobësuar shumë dhe s'del nga shtëpia;

b) rri mënjanë e rehat, shikon vetëm punët e veta. Mos u ul në qoshen e botës (në vend të huaj)! shih tek ULEM.