ca

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Ca

I pakuf. bised. -

  1. Një sasi e papërcaktuar, jo e madhe, më shumë se dy-tre, por jo shumë (njerëz, kafshë, sende etj.), disa. Ca njerëz. Ca pëllumba. Ca fiq. Në ca vende. Para ca ditësh. Ca vjet më parë. Pas ca muajsh. Aty e ca muaj të shkuar.
  2. Një pjesa, jo të gjithë, disa nga një shumicë; një pjesë nga një lëndë; një sasi, pak. Ca bukë (ujë). Ca mish. Ca drithë. Ca kohë. Ca ushtarë luanin, ca këndonin.
  3. Disa njerëz, disa kafshë ose disa sende. Ca niseshin, ca ktheheshin. Cave u pëlqen më shumë dimri se vera. Ca të nënës, ca të njerkës.
  4. përd. pj. Përdoret përpara emrit të një frymori ose të një sendi, kur folësi shpreh një farë habie, admirimi a përçmimi ose kur atij i duket se dikush a diçka ngjan me një tjetër. Kishte ca dhëmbë të bardhë si rruaza. Atje tej u dukën ca si njerëz.
  • Ca e ca njerëz disa njerëz.


II ndajf. -

  1. Në një farë sasie ose shkalle, jo aq pak; një kohë jo shumë të gjatë; diçka, pak. Edhe ca. Ca e vështirë. Ca i madh. Ca i vogël. Ca si tepër. Fjeti ca. U lodhëm ca. Hëngri ca. Punoi (pushoi) ca. Rron (mban, qëndron) edhe ca. Priti ca. Zbutet ca. Eja ca. Pas ca.
  2. Edhe pak, akoma (me mbiemra e ndajfolje të shkallës krahasore). Ca më i ri (më i madh, më i vogël, më i gjatë, më i lartë, më i fortë). Ca më mirë (më shumë, më tepër). Ca më tutje (më larg, më tej, më thellë). Ca më vonë (më pas).
  3. Në një farë shkalle, pjesërisht, pak (përdoret në krye të një fjalie të varur shkakore ose të një plotësi shkaku, për të theksuar shkakun, i cili sjell një pasojë). Ca nga puna, ca nga vapa filluan t`i rridhnin djersët.
  • Ca nga ca
a) pak nga pak; dalëngadalë;
b) pjesë-pjesë, pak e nga pak. ... e ca diçka më tepër, edhe pak mbi atë sasi, edhe disa të tjerë përveç atyre (pas një numërori). Erdhën njëqind e ca veta. Ishte pesëdhjetë e ca vjeç.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]




Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0