Jump to content

disa

Nga Wiktionary

DISA pakuf.

1. Një sasi e papërcaktuar, jo e madhe, më shumë se dy-tre, por jo shumë (njerëz kafshë, sende etj.); një numër i kufizuar (frymorësh etj.), një numër i vogël, ca. Disa njerëz (veta, punëtorë, djem, vajza). Disa vende (vegla, libra, fabrika, shkolla). Disa herë. Disa vjet (muaj). Disa dhjetëra (qindra). Në disa pjesë. Në disa raste. Pas disa ditësh (javësh, muajsh)

2. Frymorë, sende etj. në sasi të papërcaktuar, më shumë se dy-tre, por jo shumë; frymorë etj. në një numër të kufizuar, ca; një palë. U nisën disa. Disave s'u pëlqen. Disa punojnë e disa lexojnë (këndojnë, vrapojnë). S'pajtohem me mendimin e disave. Më duken disa. Disa i shoh, disa jo. Disa thonë se ashtu ka ngjarë. Mori (pranoi) vetëm disa

3. Një pjesë, jo të gjithë, nga një shumicë. Disa bimë kanë hedhur shtat, disa s'kanë zënë fare. Disa prej nesh (prej jush, prej tyre).

4. përd. pj. shih CA I,4.