shumicë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Shumicë f.sh. -
- Sasi e madhe a numër i madh njerëzish, sendesh etj.; kund. pakicë. Shumicë e madhe. Një shumicë njerëzish. Shitje me shumicë. Del (prodhohet) me shumicë.
- Pjesa më e madhe, numri më i madh nga një tërësi njerëzish, sendesh etj.; kund. pakicë. Shumica dërrmuese. Shumica e popullsisë. Shumica e nxënësve (e anëtarëve, e pjesëmarrësve). Shumica e shtëpive (e fshatrave). Shumica e votave (e votuesve). Shumica absolute (relative, e thjeshtë). Shumica votoi për të (ishte kundër). Pakica i nënshtrohet shumicës.
- Parti, grup partish ose fraksion i një partie, që ka numrin më të madh të votave në një asamble a parlament (në disa vende); kund. pakicë. Qeveri e shumicës. Partitë e shumicës. Deputetët e shumicës.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0