Jump to content

buçet

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Folje

[redaktoni]

Buçet jokal. -

  1. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme; ushton me një tingull të lartë e të fuqishëm, gjëmon. Buçet pushka (topi, bomba). Buçasin minat. Buçet traktori (makina). Buçet kambana. Buçet radioja. Buçasin sirenat. Buçet kënga. Buçet gërneta. Buçet deti. Buçet era. Buçasin duartrokitjet.
  2. edhe fig. Jehon nga zërat e fuqishëm, ushton nga zhurma e madhe, kumbon. Buçet mali. Buçet shtëpia. Buçasin rrugët. Më buçasin veshët me ushtojnë veshët.
  3. fig. Dëgjohet gjithandej, përhapet me jehonë të fuqishme, ushton. Buçet fjala e Partisë.
  4. Pëlcet, shpërthen me vrull e menjëherë; është në kulmin e vet, zien. Buçet lufta. Buçet hareja (gëzimi).
  5. Del nga shtrati, vërshon; fryhet, gufon, derdhet jashtë; del, buron me vrull. Buçet lumi (përroi). Buçet mushti i rrushit. Buçet qumështi në zjarr.
  • I buçet gjaku shih te gjak,~u I. Më buçet koka kam shumë kokëçarje e telashe, më zien koka.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0