zhurmë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZHURMË f.

  • 1. Zëra e tinguj të çrregullt e të përzier, zakonisht kur përplasen a fërkohen sende njëri me tjetrin, kur punon një makinë ose një mjet tjetër, kur pëlcet diçka, kur lëviz, shtypet a thyhet ndonjë gjë etj.; krismë, rrapëllimë. Zhurmë shurdhuese. Zhurmë e lehtë (e mbytur). Zhurmë hapash. Zhurma e erës. Zhurma e aeroplanit (e traktorit, e makinës, e rrotave të trenit). Zhurmat e pyllit. Zhurma e ujit (e përroit, e detit). Zhurma e lopatave. Zhurma e armëve. Bën zhurmë. Ra (u shemb, u përplas) me zhurmë. Hyri (u ngjit) pa zhurmë. Pushoi (u pre) zhurma. Nuk dëgjohej asnjë zhurmë.
  • 2. Britma e thirrje njerëzish që grinden ose që flasin njëkohësisht, zëra të ndryshëm të përzier e të çrregullt që të vrasin veshin, potere. Zhurma e nxënësve në klasë. Zhurma e dasmorëve. Ka shumë zhurmë. Mos bëni zhurmë! Pa zhurmë!
  • 3. spec. Tinguj të çrregullt që lëshohen nga aparate të posaçme për të penguar dëgjimin e radios etj.; tingëllim i çrregullt e jo i qartë i zërit që del nga një radio a nga një aparat tjetër. Zhurma e aparatit radiomarrës. Zhurmat e zhurmuesit. Zhurma e radios (e stacionit).
  • 4. mjek. Tingull që nuk shfaqet me tone të qarta. Ka zhurmë në zemër.
  • 5. keq. Diskutim i madh e i fryrë, që bëhet qëllimisht në shtyp etj. rreth një njeriu, një vepre a një çështjeje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, për të mashtruar, për t'u dukur etj.; bujë. Zhurmë demagogjike. Zhurma e propagandës borgjeze (revizioniste). Prirje për bujë e për zhurmë. Pa zhurmë e pa bujë. Bën shumë zhurmë. E shpallën me zhurmë.