shkollë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]shkollë f.
- Institucion arsimor ku mëson dhe edukohet në mënyrë të organizuar brezi i ri; një institucion i tillë i specializuar; ndërtesa e këtij institucioni; përmb. bised. tërësia e nxënësve dhe e punonjësve të këtij institucioni. Shkollë fillore (tetëvjeçare, e mesme, e lartë). Shkollë industriale (bujqësore, pedagogjike, ushtarake). Shkollë normale. vjet. Shkollë qytetëse. vjet. Shkollë unike. vjet. Shkollë ushtrimore. Shkollë e ditës (e mbrëmjes). Shkollë fshati. Shkollë e arsimit të përgjithshëm. Shkollat pa shkëputje nga puna. Kopshti (oborri) i shkollës. Bankat e shkollës. Drejtori i shkollës. Shok shkolle. Festivali i shkollave. Brenda dhe jashtë shkollës. Në bazë shkolle. Hyri (vete, shkon) në shkollë. Ndjek (mbaroi) shkollën. E shkollën. Janë ndërtuar shumë shkolla. Lyejnë (zbukurojnë) shkollën. Shkoj në kinema me shkollën. Parakalojnë shkollat e kryeqytetit. Shkolla të hap # sytë.
. Sistemi arsimor i një vendi; tërësia e institucioneve arsimore. Shkolla shqipe. Shkolla kombëtare. Shkolla e riorganizuar. Shkolla jonë e re. Shkolla borgjeze. Shkolla e vjetër. Revolucionarizimi (demokratizimi, politeknizimi) i shkollës. Shekullarizimi i shkollës. Lidhja e shkollës me jetën.
- fig. Burim mësimesh e njohurish, veprimtari gjatë së cilës njeriu fiton përvojë të pasur dhe edukohet. Shkolla e madhe e jetës. Shkolla e Luftës Nacionalçlirimtare. Shkolla e punës (e prodhimit). Shkollë edukimi. Shkollë e komunizmit. Ushtria është një shkollë e madhe. Aksionet janë shkollë e kalitjes.
- Arsim, mësim; zotërimi i shkrimit e i këndimit. Njeri me (pa) shkollë. Ka (bërë) shkollë të madhe. Nuk di (nuk ka) shkollë. E ka shkollën me të vjedhur. I dha shkollë djalit. Sa shkollë ka?
- Drejtim i caktuar në fushën e shkencës, të artit, të letërsisë etj., që ka disa parime e metoda të veçanta; rrymë; tërësia e parimeve krijuese dhe e metodave të një drejtimi të tillë; përmb. tërësia e atyre që ndjekin një drejtim të tillë. Shkollë letrare (filozofike). Shkolla romantike (klasike, realiste). Shkollë materialiste (idealiste). Shkolla e piktorëve mesjetarë shqiptarë (e Onufrit). Shkolla e fjalëve dhe e sendeve. gjuh.
- usht. Stërvitje, mësim. Shkollë shënjimi.
- Në bankat e shkollës në kohën kur dikush vijon mësimet në shkollë. Ka bërë shkollën e shejtanit keq. shih te SHEJTAN,~I. U ulën në bankat e shkollës shih tek ULEM. Shkollë e lirë ushtarake usht. shih te LIRË (i,e).