binar
Appearance
Shqip
[redaktoni]Binar m.sh. -
- Tra i hollë, i sharruar e me katër faqe. Binar lisi (plepi, pishe). Binarët e dyshemesë (e çatisë). Pres (çaj) binarë. Mbërtheu binarët.
- Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali, mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramit; shinë. Binarët e hekurudhës (e trenit). Shtruan binarët. Këmbeu binarët (treni). Doli nga binarët (treni).
- vet. sh. fig. Drejtimi, në të cilin zhvillohet një veprimtari, një dukuri etj. ose rruga, në të cilën ecën e vepron një njeri, një organizatë, një shoqëri a një shtet; rrugë, mënyrë; vijë a rrugë e drejtë. Ecën në binarë të drejtë. Është në binarë. Doli (iku, u largua) nga binarët. Hyri (erdhi) në binarë. E solli (e ktheu, e vuri) në binarë.
- Ka dalë nga binarët
- a) ka dalë nga rruga e drejtë, është shthurur, s'është më në rregull;
- b) ka luajtur mendsh, është çmendur. E vuri në binarë (në udhë, në rrugë, në vijë) shih tek udhë,~a. Erdhi në binarë (në udhë, në rrugë, në vijë) shih tek udhë,~a.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0