tra

Nga Wiktionary

TRA m.

  • 1. Trung i gjatë e i trashë zakonisht prej druri, me katër qoshe e i rrumbullakët, që përdoret në ndërtim në çatitë e shtëpive, në mure, nën dërrasat e dyshemesë, nën dërrasat e urave etj.; trung i tillë që pritet nga drurët. Tra i madh. Tra i latuar. Me trarë të nxirë. Tra druri (pishe). Tra hekuri. Trarët e çatisë ( e shtëpisë). Gozhda trau. U kalbën trarët.
  • 2. sport. Trung i gjatë e i gdhendur mirë, i vendosur mbi dy këmbëza horizontalisht me tokën, i cili shërben për ushtrime gjimnastikore. Trari i ekuilibrit. Ushtrime në tra. Eci nëpër tra.
  • 3. etnogr. Shtëpi më vete; familje. Vëllezërit u ndanë secili në tra të vet.
  • 4. përd. mb. fig. I trashë, që s'merr vesh fare, që mezi kupton; trung. Është tra fare.
  • E bën qimen (halën) tra shih te QIM/E, ~ JA. Ia di trari e carani i di vetë hallet e tij, e di vetë ku i pikon çatia. Ishte (si) tra i pagdhendur (i palatuar)
  • a) ishte i pahijshëm nga trupi a nga pamja;
  • b) ishte i trashë nga mendja. I kishte mendtë në tra (nga trarët, nga qofkat) dikush mospërf. Nuk e kishte në vend, s'e kishte mendjen aty. S'ka pulë në tra (s'ka një pulë përpara derës) shih te PUL/Ë, ~A. Nuk ia ka zënë trari kurrizin dikujt nuk i kanë rënë halle e telashe mbi kokë, ka ndenjur rehat. Sa kërcen gjeli tra më tra fare pak kohë, një çast. Qimja e tjetrit duket tra shih te QIM/E, ~JA. Në atë shtëpi qeshin edhe trarët shih te QESH. Shikon (sheh) qimen në syrin e tjetrit e nuk shikon (nuk sheh) trarin në syrin e vet shih te QIM/E, ~JA.