barut
Appearance
Barut m.sh. -
- kryes. nj. Lëndë plasëse, zakonisht si pluhur i zi a i murrmë, që përdoret për të mbushur gëzhojat e predhave të armëve të zjarrit. Barut i zi. Barut i thatë. Barut pa tym. Tym (erë) baruti. Fuçi me barut. Fabrikë baruti. Mbush me barut. Ndez barutin. Ndizet (shpërthen) si baruti.
- përd. mb. fig. Që nxehet shpejt, që merr zjarr menjëherë; i gjallë e i shkathët, i zjarrtë. Është barut. E ka zemrën barut.
- Farat e karabushit të qepës.
- U bë barut diçka u tha shumë, aq sa mund të thërrmohet. E bëri barut (tym) shih tek tym, ~i. Fishek pa barut shih te fishek,~u. Fuçi baruti vend, në të cilin është gati të shpërthejë menjëherë lufta. I dha (i kalli) barut shih te jap. Iu lag baruti tall. e humbi menjëherë guximin para një kundërshtari a para një eprori. Vend i barutit vend i trimave dhe i luftërave të guximshme, ku mbrohet çdo e drejtë me armë në dorë. Iu bë koka barut i hipi gjaku në kokë, u nxeh. Bie (mban) erë barut ka mundësi të pëlcasë lufta, ndihet era e luftës; është e ndezur lufta, bëhen përleshje. E ha barutin me grushte shih te grusht,~i. I dha zjarr barutit u bë shkaktar që të shpërthente një kryengritje, një grevë etj. në kushte të acaruara. E ka barutin të lagur shih te lagur (i, e). E mbajmë (e kemi) barutin të thatë shih te thatë (i, e). I ka marrë erë barutit ka rënë në përleshje, ka marrë pjesë në luftë. E mbaj në torbë bukën e barutin shih tek torbë,~a.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0