Jump to content

qep

Nga Wiktionary

QEP m. krahin.

1. Sqepi i një shpendi. Me qep të gjatë. I ra me qep.

2. fig. iron. Goja e njeriut. E hapi qepin. Iu çel qepi. Mbylle qepin!

3. Lëfyt, çep. Ibrik me qep të gjatë.

4. Maja e zgjatur dhe e mprehtë e një vegle. I ra me qepin e kazmës.

5. Kep, majth për të gdhendur gurin e mullirit.


QEP kal.

1. Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, anët e copave prej pëlhure, prej stofi, prej lëkure etj.; kund. shqep. Qep këmishën (xhaketën). Qep astarin e palltos. Qep jorganin. Qep me dorë (me makinë). Qep me pe (me spango). Qep rrallë e rrallë. Mësoj (di) të qep. Makinë për të qepur.

2. Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, një copë, një pjesë, një kopsë etj. te një rrobë a këpucë; kund. shqep. Qep pullat (kopsat). I qepi një arnë. I qepi mëngën këmishës.

3. Bëj rroba sipas masës. Qepi një kostum me porosi. E qepi te rrobaqepësi.

4. mjek. Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, dy buzët e një plage a të një të çare në trup. Qep plagën. Ia qepën buzën e çarë.

5. Lidh së bashku me pe ose me tel të hollë fletë letre ose fashikuj të një libri. Qep librin. Qep fletoren. Qep dokumentet.

6. Shkoj në pe, bëj varg. Sa penj duhan qepën sot?

7. fig. Puthit fort, bashkoj e shtrëngoj fort. I qepi buzët. M'i qepi gjumi sytë (qepallat).

8. fig. bised. Kap, zë. E qepi të ftohtët. Më qepi në shpatull. E qepi gjumi. E qepi në fjalë.

9. fig. thjeshtligj. Thur, shkruaj, bëj. Kishte qepur një poezi të bukur. Qepi një këngë.

  • I qepi buzët

a) e mbylli gojën e nuk foli më asnjë fjalë;

b) vdiq. E qepi (e vulosi) gojën heshti, e mbylli gojën e nuk flet me asnjë fjalë. I qepi sytë

a) i mbylli sytë;

b) vdiq. Ia qepi sytë dikujt a diçkaje vështron me ngulm dikë a diçka, ia nguli sytë dikujt a diçkaje. Qep e sqep zvarritet e s'mbarohet kurrë, hiq e mos e këput. Ia kanë qepur arnën dikujt i kanë vënë një njollë, e kanë vënë në shenjë për të keq. Di të qepë me dyzet gjilpëra shih te GJILPËR/Ë, ~A. Qep një pëllëmbë e sqep një pash ndreq një punë të vogël e dëmton një të madhe, prish bucela e bën kënaçe.