artileri
Appearance
Artileri f.usht. -
- përmb. Tërësia e armatimeve luftarake, që përbëhet nga armë zjarri të rënda (si topat, obusët, mortajat etj.), të cilat kanë kalibër me të madh se pushka e mitralozi; tërësia e këtyre armëve që ka një ushtri ose një njësi. Artileria e lehtë (e rëndë). Artileria kundërajrore (bregdetare, kundërtanke). Artileria reaktive. Qitje artilerie. Zjarri i artilerisë. Përgatitje artilerie goditje me artileri para sulmit. Zbulim artilerie. Qëlloj (godit, rrah) me artileri.
- Lloj trupash ushtarake të pajisura me armë zjarri të rënda (si topa, obusë, mortaja etj.). Arma e artilerisë. Repart artilerie. Oficer artilerie. Dita e artilerisë.
- Dega që studion armët e rënda të zjarrit, ndërtimin dhe përdorimin e tyre luftarak. Teksti i artilerisë.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Prononcimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë rrjedhëse
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0