Jump to content

administratë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

administratë f. sh. -

  1. Formë e veprimtarisë shtetërore, krahas asaj ligjvënëse e gjyqësore, për të ushtruar pushtetin shtetëror nëpërmjet organizimit të drejtpërdrejtë të funksioneve të shtetit e të veprimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse; sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive-urdhërdhënëse, që ushtrojnë pushtetin shtetëror në formën e kësaj veprimtarie. Administrata shtetërore. Administrata e re (e vjetër). Administrata qendrore. Organet e administratës së shtetit.
  2. Njësi organizative e një sektori të ekonomisë ose të kulturës; organi drejtues i një njësie të tillë, së bashku me aparatin përkatës; zyrat e një ndërmarrjeje, kooperative, institucioni ose të një shërbimi shtetëror; ndërtesa e këtij organi ose e këtyre zyrave. Administrata e ndërmarrjes (e kooperativës, e shkollës...). Përgjegjësi i administratës. Punonjësit e administratës. Zyrat e administratës. Kaloj nga administrata në prodhim.
  3. përmb. Tërësia e nëpunësve, që veprojnë në aparatin shtetëror ose në një njësi organizative shtetërore. Administrata e fabrikës (e institutit). Shkurtoj administratën.
  4. Grupi që ushtron pushtetin politik dhe ekzekutiv në një vend borgjez; nëpunësit e aparatit shtetëror ose të një sipërmarrjeje kapitaliste në një vend borgjez. Administratë e kalbur. Administrata e sipërmarrjes.
  5. Organet që ushtrojnë pushtetin në një krahinë ose në një vend të pushtuar dhe veprimtaria e tyre. Administrata ushtarake (koloniale). Administrata e pushtimit.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Prononcimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Fjalë rrjedhëse

[redaktoni]

Fjalë të ngjashme

[redaktoni]

See Also

[redaktoni]

qeveri

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Anglisht - administration
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht: f administracja(pl)
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0