çoj
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]- E marr me vete dhe e përcjell deri në një vend tjetër ose deri te dikush, shpie; e nis dikë që të shkojë deri në një vend për një qëllim, për të bërë një punë, për të mbaruar një porosi etj., dërgoj; kund. sjell.
- E çoi djalin në fshat. E çoi në shtëpi.
- Bart deri te një vend ose deri te dikush për ta lënë atje; nis me një njeri, me një mjet ose me një mënyrë tjetër deri në një vend tjetër ose deri te dikush, dërgoj; kund. sjell, bie.
- I çoj librin (gazetën). I çoj një letër (një telegram)
- Ia bëj të njohur diçka nëpërmjet një njeriu ose me letër, njoftoj nga larg; i shpreh nëpërmjet dikujt ose me letër urime, përshëndetje etj., i dërgoj nga larg.
- I çoj fjalë (haber). I çoj zë për diçka.
- E drejtoj diçka që të shkojë a të godasë në një vend ose në një shenjë, dërgoj.
- E çoj në shenjë.
- vet. veta III. Lë të kalojë nëpër të në një drejtim të caktuar, shpie.
- Kanali e çon ujin shumë larg. Gypat e çojnë lëngun te kazanët.
- vet. veta. III. Të drejton në një vend të caktuar, të shpie.
- Rruga të çon në fshat.
- fig. Udhëheq në një drejtim; ndihmoj që të zhvillohet, të përparojë, të ecë; shpie.
- E çoj drejt fitores.
- Bëj që të arrijë në një përfundim të mirë ose të keq, e shpie në një gjendje të caktuar; vet. veta III ka si rrjedhim a si pasojë; shpie.
- E çoi në litar (në greminë, në varr).
- E shpie deri në një cak a në një shkallë; rrit a zmadhoj deri në një numër.
- E çoi numrin e golave në pesë.
- vet. veta III. Më bën të shkoj diku, më detyron të vete, më shpie.
- Më çon puna.
- Kaloj a shkoj kohën; kaloj jetën; jetoj në një mënyrë të caktuar; rroj; shpie.
- E çon shumë mirë në fshat. E çoi jetën në mërgim.
- vet. veta III. jokal. bised. Shkon edhe ca kohë, përdoret diçka edhe për një farë kohe; rron.
- E çojnë edhe ca muaj këto këpucë.
- bised. E vazhdoj a e zgjat diçka për një farë kohe; jokal. zgjat a vazhdon për një kohë të caktuar.
- E çoi gjatë kuvendin (bisedën).
- bised. E gëlltit a e kapërcej në grykë një ushqim; e shkoj poshtë a e thith në mushkëri. #: S'e çoj dot më bukën. Mezi e çoj duhanin e fortë.
- bised. Drejtoj a ngas një kafshë pune ose një mjet transporti a udhëtimi; nis.
- Çoj qetë (kuajt). Çoj biçikletën.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0