përcjell
Appearance
PËRCJELL kal.
- 1. Gëlltit, kapërdij. Përcjell kafshatën (pështymën). Përcjell ushqimin. E përcolli barin (ilaçin) me ujë.
- 2. Shkoj së bashku me dikë në një vend; eci një copë rrugë me të për ta shoqëruar; e çoj deri në vendin ku do të vejë për ta nderuar, për t'i treguar rrugën, për ta mbrojtur, për ta ndihmuar kur ka nevojë etj.; shoqëroj. E përcolli shokun (mikun) deri te porta. E përcjell fëmijën çdo ditë në kopsht. E përcolli të sëmurin në spital (në ambulancë). E përcolli deri në stacion (deri në fshatin tjetër). Përcille deri në shtëpi! S'të përcjell dot se jam zënë.
- 3. Dal te vendi ku niset dikush për ta përshëndetur e për t'i uruar rrugë të mbarë, rri me të deri sa të niset. Përcollën aksionistët. E përcolli në aeroport. I përcollën me këngë. Kishte dalë për ta përcjellë.
- 4. E nis dikë për në një vend, e dërgoj diku me dëshirë e me dashuri. E përcolli djalin ushtar. Nënat i përcollën fëmijët e tyre në luftë (partizanë).
- 5. E ndjek me diçka, e shoqëroj, bëj në të njëjtën kohë diçka tjetër. E përcillte me sy. Tingujt e muzikës përcillnin lëvizjet e gjimnastëve. Krisma e pushkëve përcillte thirrjet për sulm.
- 6. muz. Shoqëroj me një vegël një këngë a një pjesë tjetër muzikore. Përcjell me lahutë (me sharki). Përcjell me kitarë (me piano).
- 7. E kaloj diçka te një tjetër, ia jap atij, e çoj te një tjetër; përçoj (edhe fig.). Ia përcolli topin lojtarit tjetër. sport. E përcolli topin me kokë. sport. Kërkesën (shkresën) e përcollën në ministri. Përcolli porositë (udhëzimet) e dikujt.
- 8. vet. veta III fiz., elektr. Është përçues i mirë i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj., përçon. Bakri (alumini) përcjell elektricitetin dhe nxehtësinë.
- 9. bised. E largoj dikë me fjalë a me premtime pa i mbaruar punë, nuk ia plotësoj kërkesën, e shtyj; e largoj me marifet dikë që nuk e dua. E përcolli me llafe (me fjalë të bukura, me premtime). E përcolli pa i bërë gjë (pa i mbaruar punë). Pret e përcjell shih te PRES II 8. E përcolli (e nxori, e qiti) me duar thatë (me duar bosh, me duar zbrazur) shih te THATË. E përcolli me një grusht miza (pleshta) shih te MIZË, ~A.