çohem
Appearance
Shqip
[redaktoni]Folje
[redaktoni]- Ngrihem në këmbë, marr qëndrim drejt pasi isha ulur diku a kisha rënë përdhe, ngrihem; kund. ulem.
- Çohem në këmbë. Çohem nga vendi (nga toka, nga dyshemeja, nga karrigia).
- Çohem në mbledhje marr fjalën në një mbledhje duke u ngritur nga vendi.
- Çohem në këmbë. Çohem nga vendi (nga toka, nga dyshemeja, nga karrigia).
- Largohem nga shtrati ose nga vendi ku isha shtrirë për të fjetur, zgjohem; lë shtratin pas një sëmundjeje; ngrihem; kund. bie.
- Çohem nga krevati (nga shtrati, nga dysheku).Çohem herët (shpejt, vonë).
- Nis të eci, mëkëmbem; fig. bëhem për punë.
- Çohem në këmbë.
- vet. veta III. Shkëputet nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; shton lartësinë, ngrihet; kund: ulet.
- Çohet aeroplani (helikopteri). Çohet nga aerodromi (nga pista).
- vet. veta III. Shkëputet ngadalë nga një sipërfaqe dhe përhapet në ajër, ngrihet; kund. bie.
- Çohet pluhuri (avulli) nga toka.
- vet. veta III. Shkon më lart nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i lartë ose më i bymyer; ngrihet, fryhet.
- Çohet toka (vendi). Çohet lëkura e bëhet flluskë.
- vet. veta III. Dallohet duke dalë më lart se vendet a sendet e tjera përreth, ngrihet.
- Çohen oxhakët e fabrikave. Çohen majat e maleve.
- vet. veta III. Duket në horizont si pasojë e rrotullimit të Tokës, ngrihet; lind, del.
- Çohet dielli, (hëna).
- Drejtoj trupin, pasi kam qenë shtrirë a i përkulur; vet. veta III. drejtohet lart diçka që rrinte varur ose ishte e përkulur, merr drejtimin pingul, ngrihet.
- Çohem në shtrat (në dyshek). Çohem drejt.
- fig. Ngre krye, bëj kryengritje, ngrihem në luftë; nuk pranoj të nënshtrohem më.
- U çuan kundër pushtuesit. U çua i madh e i vogël.
- fig. Hidhem në veprim, marr pjesë me vrull e vendosmëri në një luftë të drejtë, në një veprimtari të rëndësishme shoqërore.
- Një bie, mijëra çohen.
- vet. veta. III. Fillon, nis, ngrihet.
- U çua një erë e madhe.
- E ndërpres një veprim a i jap fund një pune, të cilën e kryeja ndenjur.
- Çohem nga tryeza (nga buka, nga sofra). Çohem nga puna.
- Para një foljeje tjetër tregon fillimin e një veprimi a një përpjekje më të madhe për të kryer diçka; ngrihem.
- U çua e vajti. Çohemi të punojmë!
- vet. veta III. Ndërzehet.
- Çohet lopa. Çohen dhentë.
- Pës. e çoj II. [1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0