çip
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]- Pjesa e fundit e këndit të një sendi, skaj, qoshe; pjesa e zgjatur që vjen duke u ngushtuar e diçkaje; rrip i ngushtë buzës së një sendi; cep. Çipi i tryezës. Çipi i syrit. Çipi i krahut. Çipat e mustaqeve (e buzëve). Çipi i mëngës. Çipi i jakës. Çipi i arkës. Çipi i rrugës. Çipi i arës. Çipi i oborrit. Ylli me pesë çipa. Në një çip të dhomës. Ulem (rri) në çip. Lidh çipat e shamisë.
- Vend i largët ose i mënjanuar dhe jo shumë i rrahur, cep. Në të gjithë çipat e atdheut. Në një çip te fshatit. Në tërë çipat e botës. Në çdo çip të vendit.
- gjeogr., bised. Rrip toke i vogël e me majë të hollë që hyn në det, kep. Çipi i Lerës.
- përd. ndajf. Me majë të hollë e pak të kthyer përpjetë. E ka hundën çip.
- Çip më çip
- a) në çdo anë, në çdo kënd, kudo; nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin, cep më cep;
- b) plot e përplot, buzë më buzë. Shtroj çipat me dikë shih te shtroj. E ka kokën me çipa (me cepa) shih te cep,~i I.
Mbiemër
[redaktoni]- Që i ka veshët të vegjël ose të prerë. curr. Dash çip. Dele (dhi) çipe. Kalë çip.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
- I ngre veshët çip i ngre veshët përpjetë për të dëgjuar më mirë, curron veshët.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0