Jump to content

çikë

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

I

  1. Copë a pjesë e vogël, që këputet nga diçka ose që del kur thyhet, copëtohet a grihet diçka; grimë. Çika buke (mishi). Çika letre. Çika balte.
  2. Një sasi ose një pjesë fare e vogël nga diçka, një pakicë, një grimë. Ha një çikë bukë. Piu një çikë ujë. Do edhe një çikë kripë. Mblodhi (mori) vetëm ca çika. Ia dha edhe ato çika që kishte. I tha ato çika që dinte.
  3. Pjesë kohe shumë e vogël, kohë e shkurtër që zgjat shumë pak. Një çikë herë. Për një çikë. Pas një çikë. Prit një çikë.
  4. krahin.' Pikë e vogël uji që bie nga çatia; vendi në çati ku pikon shiu; buza e çatisë jashtë murit ku rrjedh uji i shiut; strehë; gjerbë. Çikat e shiut. Çikat e shtëpisë. Çika e mullirit. Pikojnë çikat. Zë çikat. Hyj (futem) nën çikë.
  5. Pikë a pullë shumë e vogël me ngjyrë tjetër në një sipërfaqe, në trupin ose në lëkurën e disa kafshëve dhe të disa njerëzve; njollë e vogël. Çika të zeza (të hirta). Çikat e fytyrës. Gjarpër me çika. I ka rrobat me çika. E bëj me çika e stërpik.
  6. Çikëza e syrit; lulëz. Çika e syrit. I ka rënë çika.
  7. krahin. Shkëndijë, xixë. Çika zjarri. Çikat e urorit. Lëshon çika.
  8. zool. krahin. Xixëllonjë. Çikat e natës. Dolën çikat.
  9. vet. sh. krahin. Degë të vogla e copa të thata druri që përdoren për të ndezur zjarrin, shkarpa. Mbledh çika. Na sill ca çika. E ndez zjarrin me çika.
  10. fig. Pjesa më e zgjedhur dhe më e mirë e diçkaje a e një grupi njerëzish, balli, lulja. Çika e trimërisë.
  11. përd. mb. fig. Shumë i mirë, i zoti e trim, që i ka të rrallë shokët. Atë çikë vëlla. Ai çikë djalë.
  12. përd. mb. fig. mospërf. Përdoret pranë një emri për të treguar se një njeri a një send është i vogël, i parëndësishëm, pa ndonjë vlerë të madhe. Ajo çikë letërsie. Atë çikë grua që kishte.
  13. përd. ndajf. Në copa a në pjesë shumë të vogla, çika-çika. E bëri çikë e copëtoi shumë, e griu imët.

II Vajzë, çupë. Çikë e vogël. Djem e çika. Çikat e malësisë. Ka tri çika.

III Zog i vogël shtegtar që i ka puplat ngjyrë ulliri në pjesën e sipërme të trupit, të bardha në të verdhë në pjesën e poshtme.

  • Çikë e vogël zool. Zog i vogël me kaçule të verdhë në majë të kokës, me pupla ngjyrë ulliri në pjesën e sipërme të trupit dhe me dy rripa të bardhë e të hollë në krahë.[1]

Etimologjia

[redaktoni]

Shqiptimi

[redaktoni]

Sinonime

[redaktoni]

Antonime

[redaktoni]

Fjalë të prejardhura

[redaktoni]

Në gjuhë tjera

[redaktoni]

Referencat

[redaktoni]
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0