grimë

Nga Wiktionary

GRIMË f.

1. Grimcë buke, djathi etj., thërrime.

2. përd. ndajf. Shumë pak, një thërrime, një fije (përdoret së bashku me numërorin një). Një grimë. Për një grimë

a) për shumë pak kohë;

b) për pak gjë. Në një grimë në çast. Një grimë herë. Një grimë shpresë. Prit një grimë!

3. përd. ndajf. Fare, aspak (përdoret zakonisht së bashku me përemrin asnjë). S'frynte asnjë grimë erë. S'kishte asnjë grimë shpresë. S'hëngri asnjë grimë.

  • Sa grima

a) shumë pak kohë, fare pak;

b) shumë i vogël, fare i vogël. E bëri copë e grimë (copë, thërrime, copë e çikë, copë e kothere, copë e thërrime) shih te BËJ.