Jump to content

gjerbë

Nga Wiktionary

GJERBË f.

  • 1. Aq sa merr njeriu në gojë kur thith një herë një lëng; hurbë, surbë. Piu një gjerbë.
  • 2. Pikë uji që bie nga çatia; vendi në çati ku pikon; çikë. Gjerbat e shiut. Gjerbat e shtëpisë. Pikojnë gjerbat. Bie gjerbë. Zë gjerbat. Gjerba shpon gurin. fj. u.
  • 3. Pjesa e çatisë që del jashtë murit, strehë, çikë. U futën nën gjerbë.