çelur

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

Shqip[redaktoni]

Mbiemër[redaktoni]

  1. Që lejon të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka, i hapur; kund. i mbyllur. Derë e çelur. Dritare e çelur. Përgjysmë i çelur.
  2. Që i është hequr tapa, kapaku, mbyllësja a mbështjellja; kund. i mbyllur. Shishe e çelur. Kuti (enë) e çelur. Zarf i çelur. Me grykë të çelur.
  3. Që i ka pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, që është shpalosur, i hapur; kund. i mbyllur. Libër i çelur. Me sy të çelur. Me gojë të çelur.
  4. Që është gërmuar a shpuar, i çarë; që nuk është mbuluar a mbushur. Varr i çelur.
  5. Që ka filluar veprimtarinë, që punon, i hapur; kund. i mbyllur. Dyqan i çelur. Rri i çelur gjithë ditën.
  6. Që lejon kalim të lirë; që nuk është i zënë a i rrethuar me diçka. Rrugë e çelur.
  7. fig. Që lë mundësi të lirë për të ecur përpara, që nuk ka pengesa a vështirësi; i hapur. Rrugë të çelura. Horizonte (perspektiva) të çelura. I ka të gjitha rrugët të çelura.
  8. fin. Që i vijon veprimet me të holla, që nuk është mbyllur a ndërprerë, i hapur. Llogari e çelur. Kredi e çelur.
  9. Që ka ngjyrë jo të theksuar, e cila afrohet me të bardhën, i hapur; kund. i errët, i mbyllur. Ngjyrë e çelur. E kuqe e çelur.
  10. Që tingëllon i qartë e i pastër (për zërin). Zë i çelur.
  11. Që është i qeshur e i gëzuar, që është gjithnjë buzagaz e i afrueshëm; kund. i zymtë. Fytyrë e çelur. Është gjithnjë i çelur në fytyrë.
  12. fig. Që është i gjallë e i zhdërvjellët në marrëdhëniet me të tjerët, që nuk është i mbyllur e i humbur; kund. I mbyllur. Djalë i çelur. Vajzë e çelur. Bëhet më i çelur.
  13. Që hapet në një vend, që ka një të prerë a një të çarë diku (për veshjet); kund. i mbyllur. Jakë e çelur. Me grykë të çelur.
  14. Që i kanë shpërthyer burbuqet ose boçet. Lulet e çelura. Boçet e çelura. Pambuk i çelur.
  15. Që ka dalë nga veza; që ka dhënë zogun ose larvën. Vezët e çelura. Fara e çelur e krimbit të mëndafshit.
  • Me ballë të çelur (të hapur) shih te hapur (i,e). Me zemër të çelur (të hapur).

Ndajfolje[redaktoni]

  1. Në mënyrë që lejon të hyjë brenda, të dalë a të kalojë lirisht dikush a diçka; hapur; pa çelës; kund. mbyllur. E lë (mbetet) çelur. Qëndron çelur. Dera ishte çelur.
  2. Me pjesët a anët të larguara ose të mënjanuara njëra nga tjetra, hapur; kund. mbyllur. Me sytë çelur. Me gojë çelur. E lë çelur.
  3. Duke punuar, në veprimtari (për një institucion, një shkollë, një dyqan etj.); kund. mbyllur. Shkolla rri çelur. E gjeta dyqanin çelur. Rri çelur gjithë ditën. Ekspozita qëndron çelur prej orës...
  4. fig. Haptas, pa e fshehur, hapur. I flas çelur. E shfaq çelur.
  • Ëndrra me sy çelur (hapur, hapët) shih tek ëndërr,~rra 3. E ka derën çelur (hapur) shih te hapur. E mban derën çelur.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]

Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0